Tavani i tualetit kullon gjak, burri zbulon vdekjen tragjike të fqinjit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2020, 13:18

Adam Hockett, banues në Kanada, u tmerrua në 15 janar kur prej tavanit të tualetit të tij filloi të rridhte gjak.

Zbulimi ishte vërtet tragjik pasi fqinji i tij që banonte sipër ishte rrëzuar keq duke çarë kokën. Gjaku prej të çarave në mur rrodhi në tualetin e ushtarit amerikan.

Ngjarja horror ndodhi në Winnipeg, Kanada, kur gjaku filloi të rridhte poshtë murit të tij të tualetit dhe mbi lavaman.

Hockett njoftoi menjëhre kompaninë e menaxhimit të ndërtesës së tij por ishte shpërfillur prej tyre. Seriozisht rasti i tij u mor kur publikoi fotografitë në Facebook.

Kujdestari i bllokut të apartamenteve dhe vetë Adam, trokitën në derën e fqinjit por kur askush nuk u përgjigj telefonuan 911.

Shërbimet e urgjencës gjetën trupin e pajetë të personit në tualet prapa derës pasi hasën vështirësi të futen.

Sipas CBC News , Hockett tha:

Në respekt të të ndjerit, unë do heq çdo detaj. Por ishte e qartë se ai kishte një urgjencë mjekësore pasi ishte rrëzuar në tualet dhe kishte çarë kokën. Dhe bazuar në fjalët e ekspertëve të mjekësisë ai kishte qëndruar i vdekur në tualet prej disa ditësh."

Hockett nuk ka nguruar të drejtojë edhe akuza ndaj kompanisë së administrimit të pallateve, Sussex Realty që ishin drejtpërdrejt përgjegjës për shqyrtimin e rastit dhe duhet të bënin pastrimin.

Në postimin e tij në Facebook, Hockett tha:

I shpjegova kompanisë se tualeti im ishte i ndotur me gjak dhe po kështu edhe objekte të miat, furça, kolinozi, madje dhe era ishte shumë e rëndë. Mora vetëm refuzim dhe tallje prej tyre. Më thanë edhe të prisja disa ditë por ngula këmbë se në atë gjendje ishte e pamundur.”

Kompania e menaxhimit më kontaktoi vetë në momentin kur panë postimin në Facebook dhe reagimet pasi njoftimi u shpërnda më shumë se 5000 herë në median sociale.

Një deklaratë nga Sussex Realty tha se incidenti ishte 'kuptueshëm traumatik për banorin në fjalë dhe gjithashtu për miqtë dhe familjen e banorit më lart'.

Hockett po ashtu pranoi se reagimi i tij ishte egoist pasi u shqetësua për ndotjen e tualetit dhe erën e rëndë ndërsa një zotëri kishte humbur jetën.

Burimi: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit