Aksioni i djeshëm policor në Shkup/ Ishte 1.3 ton drogë tani u bë “një sasi e madhe”. Ministri i brendshëm nuk jep detaje shkaku hetimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2020, 15:03

Një kilogram kokainë është konfiskuar, destinacioni final i të cilit ka qenë vendi ynë, janë arrestuar katër persona, hapja e hetimit financiar për personin juridik në hapësirat e së cilit është gjetur droga, hetim për involvimin eventual të personave të tjerë fizikë dhe juridikë. Tani për tani janë rezultatet e aksionit të djeshëm të policisë në fshatin Krushopek të Shkupit.

Këtë sot në konferencë shtypi e dha ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili nuk deshi të thotë se për çfarë sasie të drogës bëhet fjalë, duke e pasur parasysh atë që disa media dolën me shkrime se dërgesa e përgjithshme ka pasur 1,3 ton kokainë, duke theksuar se për momentin në interes të hetimit nuk mund të tregojë zyrtarisht të dhëna të tilla, por përmendi se bëhet fjalë për “sasi shumë shumë të madhe”.

Ai theksoi se droga ka qenë me origjinë nga Kolumbia, ndërsa kokaina është gjetur në një depo për fruta të personit juridik "Baneks" kompani SHPKNJP.

Operacioni është zbatuar nga 17 deri më 19 shkurt, ndërsa deri mbrëmë vonë Njësiti për Operacione Speciale ka kryer bastisje në depon e Baneks kompani SHPKNJP, e cila 120 herë ka bërë importimin e frutave në pjesën më të madhe nga Kolumbia, ndërsa në sasi më të vogël edhe nga Ekuadori.

“Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, Njësiti për tregti të palejuar me drogë në periudhën prej më 17 deri më 19 shkurt 2020 në koordinim me prokurorin publik të PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në të cilin janë përfshirë më shumë vende ka realizuar aksion për tregti të palejuar me drogë, me ç’rast në fshatin Krushopek të Shkupit u konfiskua një kilogram kokainë, që është pjesë e një sasie më të madhe, i cili duhej të përfundonte në shtetin tonë”, tha Çulev.

Rreth orës nëntë mbrëmë në vendkalimin kufitar Qafthanë – Strugë është evidentuar një automjet motorik transportues Iveko dhe rimorkio, i drejtuar nga 31-vjeçari J.K. shtetas i Malit të Zi, i cili pas përfundimit të formaliteteve doganore është nisur drejt Krushopekut. Policia me urdhër të siguruar paraprak ka kryer bastisje në depon për fruta dhe në momentin e ardhjes së kamionit atje ka qenë J.E. (22) djali i pronarit të personit juridik, i cili është pranuesi final i mallit dhe R.I. (51), i cili ka qenë i punësuar në depo dhe ka kryer shkarkimin e mallit. Pronari dyzet e shtatëvjeçar S.E. nga Shkupi në ndërkohë kishte ardhur tek personi juridik. Të gjithë ata janë privuar nga liria dhe janë në stacion policor, ndërsa sot do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Pas bastisjes së kryer në njërën prej paketave është gjetur një paketim drejtkëndësh me materie të bardhë, i ngjitur me shirit të gjelbër”, tha Çulev dhe shtoi se në operacion janë marrë telefona celularë, rreth tre mijë euro, 700 dollarë dhe 188 mijë denarë, automjeti motorik Iveko, së bashku me 98 paketa banane, dokumentacioni, pajisjet teknike”, tha Çulev.

Theksoi se këtyre ditëve MPB do të ndërmarrë masa më të mëdha për njoftimin e vendeve përmes të cilave ka kaluar transporti, ndërsa përveç aktivistëve ndërkombëtarë MPB do të ndërmarrë edhe aktivitete për personat e tjerë fizikë dhe juridikë të cilët eventualisht janë në korrelacion me këtë person juridik. Ai shtoi se gjatë ditës do të ketë edhe hetim financiar ndaj personit juridik.

Operacioni, e përsëriti Çulev është ndërkombëtar, por ai nuk deshi të përmendë shtete konkrete të cilat janë të përfshira në operacion për shkak të mbrojtjes së hetimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit