Janë varrosur sot pesë anëtarët e familjes Bllaca nga Cërrnica e Gjilanit.
Fisnik Bllaca, Blerim Bllaca, Valdete Bllaca, Hanife Bllaca dhe Zeqir Bllaca janë varrosur sot në varrezat e fshatit Cërrnicë të Gjilanit.
Sipas dyshimeve të parë të prokurorisë, Valdete Bllaca që në të kaluarën ishte edhe zyrtare policore, dyshohet se me armë zyrtare kishte vrarë katër anëtarët e familjes së saj e më pas edhe veten.
Në ceremoninë e varrimit është parë edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj si dhe figura tjera publike.