Të bijën ia vrau mizorisht dhëndri, babai i Manjola Cukut tregon kush e nxiti: I vëllai i thoshte

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.02.2020, 16:04

Të tjera detaje të rënda kanë dalë në lidhje me krimin që ndodhi në Xhafzotaj të Durrësit. Kujtojmë këtu se Lulzim Cuku i mori jetën gruas së tij Manjola Cukut.

Së fundmi ka folur babai i Manjola Cukut, zoti Kadri Lika. Sipas tij sherri midis Manjolës dhe Lulzimit kishte nisur prej vëllait të këtij të fundit.

Vëllai i tij donte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj, kurse Manjola nuk donte t’ia linte shtëpinë dhe të shkonte në Greqi te burri i saj.

Duke qenë se Manjola nuk pranonte t’ia linte shtëpinë, sipas babait të së ndjerës kunati i saj nisi të shpikte për të duke thënë madje dhe se ajo kishte një të dashur.

Babai i Manjolës ka treguar:

Goca punonte parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punonte në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu, por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shkaku i krimit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi. I erdhën dy fëmijët me shkollë në Durrës me qera, dhe se si ia mbushi mendjen të vëllait se 'po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tëndë'. Gruaja e saj ishte rrobaqepëse, dhe thoshte që parukerinë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo. Tani vëllai i tij i thoshte që 'ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty'. Nejse, ramë dakord, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakord, le të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta theri me thikë por ishte vajza e madhe që e ndali."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit