Veliaj nxjerr 74 Milion lekë nga xhepat e qytetarëve për propagandë komente copy-paste

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.02.2020, 22:02

Pasi ia arritën që të grumbullonin 1.15 miliardë euro në konferencën e donatorëreve, tani kryeministri dhe kryebashkiakët e Rilindjes nuk e kanë më problem të harxhojnë para për të dalë sa më bukur përpara qytetarëve.

Këtë gjë e tregon mjaft qartë edhe tenderi që është bërë së fundmi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Objekti i këtij tenderi është “Aplikacione dhe licenca në ndihmë të institucionit”, ku fitues është shpallur kompania “BNT Electronics”. Kjo kompani do të përfitojë 74 milionë lekë për kryerjen e këtyre shërbimeve.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Shërbimet që do t’i ofrojë kjo kompani janë mirëmbajtja e aplikacioneve të Bashkisë së Tiranës, pajisja me licensa për të gjitha programet apo softwaret që përdoren nga punonjësit e bashkisë, mirëmbajtja e websajtit tirana.al dhe menaxhimi i rrjeteve sociale.

Por ajo çfarë bie sy nga të gjitha këto specifikime të tenderit është pjesa për menaxhimin e rrjeteve sociale të Bashkisë së Tiranës.

Pra taksat e qytetarëve nuk shkojnë për shërbimet apo nevojat e domosdoshme, por harxhohen për të bërë propagandë Veliaj.

Kjo vërteton edhe njëherë faktin se për kryebashkiakun Veliaj ka më rëndësi të jetë sa më i pranishëm në rrjetet sociale sesa t'i shpenzojë me eficencë paratë e taksapaguesve.

Edhe pse njerëzit e prekur nga tërmeti akoma jetojnë nëpër çadra, kjo për Veliajn dhe Rilindjen nuk përbën aspak problem që t’i harxhojnë paratë për të pasur sa më shumë komente copy-paste që i bëjnë lajka nga profile falso. Pasi më të rëndësishme janë komentet e profileve fallso sesa komentet e vërteta dhe të hidhura që zakonisht fshihen nga postimet e tyre.

"Platforma duhet të kujdeset në kthimin e përgjigjeve automatike në rrjetet sociale përmes formave të ndryshme të përcaktuara...",-citohet në një fjali ku shpalosen specifikat e tenderit.

Ju sjell në mendje ndonjë episod ky "kthim përgjigje automatik"...?

I referohemi "komenteve që duhen bërë" në rrjetet sociale në çdo postim të liderit suprem apo kabinetit qeveritar nga qindra profile falso me të njëjtat rreshta të lajkave që të japin përshtypjen sikur Rilindja po punon, pjesë kjo e skemës së propagandës Gëbelsiane.

Për Veliajn rëndësi ka që të jetë sa më i dashur në rrjetet sociale, edhe pse është votuar për të drejtuar Tiranën dhe jo për t’u marrë me propagandën e internetit

Ndërsa kompania “ BNT Eletronics”, nuk është ndonjë e panjohur pasi në 4 vitet e fundit ka fituar 22 tendera nga institucione të ndryshme.

Kjo kompani e cila ka si aksioner Jovan Bejdanin dhe Leonard Terpon, sipas Thesarit, në vitet 2015-2019, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 10 miliardë lekë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit