Emergjencat Civile i dhanë lëmoshë të riparonte çatinë, burri i sëmurë: Këtu s’jetohet, ç’bie jashtë bie brenda

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.02.2020, 16:34

Mjerimi është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve. E tillë është edhe historia e familjes Shuli në Elbasan. Kjo familje jeton në kushte të mjerueshme.

Kryefamiljari tregon se nga Emergjencat Civile i kanë ofruar vetëm 300 mijë lekë të vjetra për riparimin e çatisë.

Ai ka thënë se e ka refuzuar këtë shumë, pasi është qesharake. Po ashtu ai tregon se vetë është i sëmurë edhe djalin e ka sëmurë me azmë dhe se vetë nuk mund të bëjë ndërhyrje në shtëpi.

Më pas ka treguar:

Këtu nuk jetohet, ç’bie jashtë bie brenda. Jam i pamundur, i pamundur, i sëmurë, djalin me aftësi të kufizuar, vetëm gruaja merret me ne. Nuk kam nga ia mbaj, i bëj thirrje shtetit dhe qeverisë të vërë dorë. Kanë ardhur kanë bërë vlerësime, kërcasin dhe ikin asgjë më shumë. Nuk kam më kanë ofruar 300 mijë lekë të vjetra që edhe po ti merrja nuk do gjeja zgjidhje me to. Ishte një vlerësim tepër qesharak, mospërfillës prandaj nuk i mora fare. Është shumë e vështirë të jetoj në magazinë. Të vënë dorë mbi mua, të më ndihmojë se jam në gjendje shumë të keqe. I kam vendosur mushama në vend të çatisë.’’

Banesa ku ata jetojnë ka dalë jashtë funksionit. Burri bën apel ta ndihmojnë:

Të na ndihmojnë se vërtetë jemi në kushte katastrofike por të mos tallen, është tallje përkrahja që na kanë dhënë, i kemi mbuluar banesat me mushama.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit