Meta jep mesazhin e fortë: Në 2 mars, shqiponjat do t’i tregojnë vendin sorrave të “Rilindjes”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2020, 18:23

Presidenti i vendit, Ilir Meta, doli sot pasdite në një konferencë për mediat, ku publikoi fakte të reja, që sipas tij provojnë "grushtin e shtetit" të organizuar nga qeveria kundër Kushtetutës.

Meta paralajmëroi se do të dalë çdo ditë në konferencë për shtyp deri më 2 mars, për të publikuar fakte të reja kundër "Rilindjes".

Ai dha edhe një mesazh për protestën ku ftoi të gjithë shqiptarët t'i bashkohen më 2 mars, të cilën e quajti "Besëlidhje e Re".

Meta theksoi se "sorrat kurrë nuk do bëhen shqiponja, por shqiponjat do të mblidhen në 2 mars dhe do t'i tregojnë vendin sorrave të "Rilindjes".

Më tutje, presidenti i Republikës nënvizoi se Shqipëria nuk do të bëhet mavi, e as mavri, por kuq e zi, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, për vjedhje.

Presidenti tha:

Sorrat kurrë nuk do bëhen shqiponja, por shqiponjat do mblidhen në 2 mars dhe do t’i tregojnë vendin sorrave të Rilindjes. Të gjitha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se ç’farë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë. Ju e dini se kur Rumania rrëzonte regjimin, në Kukës vareshin dy poetë dhe në Sarandë kishte revolta . Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët."

Presidenti dhe këshillitari i tij Bledar Dervishaj publikuan dokumentat se si ishte botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese, pas një letre të Ministris së Drejtësisë dhe jo Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

LIVE – Konferencë për mediat.

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 20 février 2020

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit