Burri vrau gruan me thikë, flet babai i viktimës: Shkak u bë vëllai i Lulzimit, mbesa nuk kthehet në Durrës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2020, 18:23

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi vetëm pak javë më parë në Durrës. Lulzim Cuko vrau me thikë gruan e tij, Manjolën duke e goditur 3 herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur.

Xhelozia thuhet se është shkaku kryesor i këtij krimi makabër brenda familjes, ku ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e fëmijëve të çiftit.

Babai i Manjolës, Kadri Lika ka rrëfyer disa detaje duke thënë se shkaktar i ngjarjes u be Dashamiri, vëllai i Lulzimit.

Referuar dëshmisë që Kadriu ka dhënë, Dashamiri (vëllai i autorit të krimit) donte të zhvendosej nga Peshkopia në Xhafzotaj, ku kishte sjellë dhe fëmijët për të shkuar në shkollë.

Ai tha:

Është bërë shkak vëllai i Lulzimit, Dashamiri. Ai deshte të vinte, meqë i solli kalamajt në shkollë në Durrës me qira, donte që të vinte të shtëpia e gocës sime edhe i thoshte dhëndrit që merri kalamajt dhe gruas në Greqi dhe shpinë do ta ruaj unë për 4-5 vjet. Goca nuk pranoi se kishte në shkollë kalamajt. Goca nuk pranoi dhe i vëllai i thoshte se nusja nuk të vjen mbrapa se ka dikë tjetër. E diskutova me gocën dhe i thashë si mund t'i lësh fëmijët pa shkollë, dhëndri këmbëngulte do i marr. I thashë të mbarojnë shkollën fëmijët dhe pastaj merri, kurse ai thoshte jo do i marr nga sot do i rregulloj letrat me avokat. unë i thashë jo, se për të bërë bashkim familjar duhen të paktën 1 vit, kur t'i sjellësh fëmijët ti atëherë ka mbaruar shkolla. Këtu nuk ramë dakord. Nga ky moment goca nuk i pranonte, goca kishte hapur një parukeri dhe dhëndri do hapte një klub për të mos shkuar më në Greqi, ai thoshte nuk punoj këtu se jam mësuar me lekë shumë. Unë i thashë si do ia bësh tani, ti shyqyr zoti nuk ke lekë borxh ke bërë çdo gjë me borxh, pak e nga pak do kaloni jetën. Na pati treguar dhe thashë se do normalizohet, duke e nxitur i vëllai tentoi ta merrte padiskutim, goca nuk pranonte.

Më tutje, ai tregon edhe vështirësitë që familja po has, si dhe thekson se mbesa e tij nuk do t'a dëgjojë më fjalës 'Durrës'.

Kadri Lika vijoi:

Dy vëllezërit janë shkaktar, dua drejtësi, do ia lë ligjit. Drejtësi jo siç kemi parë më parë, por të marrë vendimin e merituar. S'kam fjalë të për ta përshkruar për ta bërë atë makabër në sy të fëmijëve. Unë nga shteti dua një shtëpi me qira, të paktën në Tiranë. Në Durrës, kategorikisht nuk do të shkojë goca. As nuk do t'ia dëgjoj emrin, se këtu fshat. Nuk kemi rrugë që t'i çojmë kalamjt në shkollë, shteti ta vërë dorën në zemër që të na ndihmojë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit