Rrëshqitja e dherave në fshatin Baz të Matit rrezikon të shembë dy banesa. Banorët kanë thënë se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje,
Në këtë fshat janë 15 familje që rrezikohen nga rrëshqitja e dherave.
Bëhet me dije se situata ka nisur e tillë që para dy vitesh, ku rrëshqitja e dherave sa vjen edhe thellohet.
"Janë dy shtëpia që janë dëmtuar nga ajo tokë, por rrezikohen dhe shtëpitë e tjera".
Rruga e fshatit është po ashtu e rrezikuar!
"Për rrugën jemi ankuar, kanë ardhur e kanë parë përpara dy vitesh. Kanë thënë që do ta bëjmë".
Sa i takon politikës, banorët thonë se marrin vetëm premtime elektorale.
"Thonë do vimë sot e do vimë nesër, na vinë për të na marrë votat dhe… Vijnë dhe bëjnë dy foto dhe pastaj ikin".