Një TV dhe tre portale në Maqedoninë e Veriut janë financuar me 2,5 milionë euro nga fonde nga Hungaria

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2020, 18:43

“Një medium nga Sllovenia kohë më parë publikoi një storje hulumtuese në të cilën zbulon se shuma prej dy milionë e gjysmë euro nga Hungaria kanë përfunduar në televizionin Alfa dhe në tre portalet e internetit Kurir, Lider dhe Netpres, të gjithë të njohur për përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimeve”, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Sipas saj, ato janë mediumet e njëjta të cilat regjimi i Gruevskiit me vite të tëra i ka financuar me para të shtetit për ta mbajtur në pushtet.

“Tani nxënësi i tij Mickoski vazhdon me para të huaja, të paligjshme për t’i financuar megafonët partiakë për të përhapur fushatë antishtetërore mediatike. Kjo konferencë për shtyp është me qëllim që t’u bëjmë thirrje prokurorëve publikë të veprojnë sipas informacioneve të publikuara për para të paligjshme nga jashtë vendit të cilat përfundojnë në mediume. Ne jemi shtet juridik dhe ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njësoj. Tani është e qartë se Qendra për gënjeshtra dhe manipulime e opozitës, prodhon aq raste të rreme kundër Qeverisë, i plason në mediumet nën kontrollin e tyre dhe më pas i ritregon nga kështjella e bardhë. Atyre si duket u ndihmojnë faktorët anti-shtetërorë të jashtëm, të cilët me korruptimin e mediumeve, e rrezikojnë demokracinë dhe ardhmërinë evropiane të shtetit”, theksoi Kuzeska.

Sipas saj, praktika e korr uptimit të mediumeve ishte veçori e qeverisjes 11 vjeçare të regjimit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit dhe këshilltarit Hristijan Mickoski. Por, atë veçori edhe si opozitë e vazhdon tani ushtruesi i detyrës Mickoski në korrespodencë me shefin e tij nga Budapesti. Kuzeska tha se LSDM-ja është e përkushtuar në avancimin e lirisë së gjuhës dhe lirisë së mediumeve, por, njëkohësisht edhe në luftën kundër lajmeve të rreme dhe trillimeve dhe financimin e dyshimtë të mediumeve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit