Kastriot Myftaraj: Kush është Nezir Kraki, miku i Ajola Xoxës, që kërkon të nxisë armiqësi midis Kosovës dhe Shqipërisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2020, 19:57

Gazetari dhe analisti, Kastriot Myftaraj ka hedhur akuza të forta ndaj politologut kosovar, Nezir Kraki.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myftaraj shprehet se Neziri ishte "zbulimi parisian" i Ajola Xoxës, gruas së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Analisti e akuzon Nezirin si nxitës të armiqësisë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Më tej, Myftaraj thekson se politologu kosovar ishte projektuar për të qenë në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme në Shqipëri, por që i ra për fat Gent Cakajt ky post.

Shkrimi i plotë:

Aventura në Tiranë e “Profesorit” Nezir Kraki, mikut të Ajola Xoxës, kandidat para Gent Cakajt, për MPJ i Shqipërisë

Para se Gent Cakaj të hynte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në janar 2018, i projektuar për të marrë portofolin e ministrit, një tjetër shqiptar i Kosovës kishte ardhur para tij në këtë ministri që në 2015. Ky ishte “profesori” nga Parisi Nezir Kraki, nga Juniku. Neziri ishte zbulimi parisian i Ajola Xoxës gruas së Erion Veliajt. Parisi është qyteti i parapëlqyer i Ajolës, ku ajo ka ka kryer studimet universitare juridike, si bachelorin ashtu dhe masterin. Neziri, një refugjat lufte në Zvicër, në 1999, u shfaq në Paris në moshën 30 vjec, në fillim të dekadës së dytë të shekullit XXI.

Djali me flokë të gjata që i arrijnë deri te supet dhe me mjekërr i ngjan për nga tiparet përshkrimit që gjyshi i Ajolës, Jakov Xoxa i bën në romanin e tij të njohur të letërsisë shqipe, personazhit të Adilit, djalit kosovar të ardhur në Myzeqe si refugjat i dëbuar nga serbët. Ajola vetë, i ngjan çuditërisht përshkrimit që shkrimtari i ka bërë personazhit të Vitës, vajzës myzeqare që bie në dashur me Adilin. Gjithsesi, ky përkim nuk do të thotë se ka ndodhur domosdoshmërisht si në roman.

Nezir Kraki e tërhoqi Ajolën edhe si poet. Ai, para se të jetë “profesor doktor” pa libra të fushës së tij, në shkencat politike, është një poet shumë prodhimtar që e mbush profilin e tij në Facebook me poezitë e tij. Në shumë prej tyre është si personazh një femër e cila nuk është e vështirë që të identifikohet si person. Kur Ajola e solli Nezirin në Tiranë dhe e paraqiti në rrethet e larta të pushtetit, ai u njoh edhe me Kryeministrin Edi Rama, i cili e pa këtë si një rast për të ngacmuar rivalin e tij politik Erion Veliaj, duke e vënë në pozitë të vështirë. Rama e emëroi Nezir Krakin në një detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kishte në mendje që ta bënte atë edhe Ministër.

Ideja e Nezirit për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën është ajo që ka shprehur së fundmi (të martën) në emisionin “Tempora” në RTV Ora se Kosova gjithmonë ia ka parë sherrin Shqipërisë. Një gënjeshtër dhe provokim i skajshëm ky, që nuk i përgjigjet asfare së vërtetës, sepse Shqipëria, sado e dobët, me probleme, që ka qenë gjatë historisë së saj shtetërore, përgjithësisht ka bërë sa ka mundur për Kosovën dhe tekefundit ka bërë detyrën kombëtare.

Shqipëria ka strehuar dhe u ka dhënë tokë qindra mijë shqiptarëve të dëbuar nga Kosova e sotme dhe trojet e tjera shqiptare në Serbi dhe ish-Jugosllavinë mbretërore që nga viti 1913. Në shkollat e Shqipërisë u shkolluan mijëra djem të Kosovës. Shqipëria humbi një pjesë jo të vogël të territorit të saj pas Luftës së Parë Botërore sepse shërbeu si bazë për luftën e kacakëve shqiptarë të Kosovës, e cila nuk mbështetej nga asnjë fuqi e madhe. Kështu u humb edhe Juniku i Nezirit, në fillim të viteve njëzet të shekullit të kaluar.

Edhe mbështetja financiare e shtetit komunist shqiptar për grupet enveriste të Kosovës në diasporë ishte një sakrificë e popullit të Shqipërisë për çlirimin e Kosovës, sepse nga këto grupime doli UCK më vonë. Në luftën për clirimin e Kosovës, në 1998-99 Republika e Shqipërisë shërbeu si bazë për veprimet luftarake dhe si vend për strehimin e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Kaq sa për të thënë shkurt se çfarë ka bërë Shqipëria për Kosovën. Por kjo listë faktesh mund të bëhet edhe më e gjatë.

Nezir Kraki me vetëdije kërkon të nxisë armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vepruar si misionar i dyshimtë i atyre që për t’ i dhënë autoritet shkencor e kanë stilizuar atë si profesor këtë poet të dështuar. Këto janë qarqe dashakeqe ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar në Paris, të cilët përzgjedhin njerëz si Neziri, aventurierë bohemë që, si ai, në CV-në e tyre fshehin edhe moshën, për të gabuar femrat adhuruese të poetit me flokët e lyer.

Neziri nuk u bë dot MPJ i Shqipërisë sepse u “rebelua” ndaj Edi Ramës duke mos pranuar të presë flokët e gjatë. Rama ia toleroi mjekrrën, por nuk mund të pranonte një MPJ që kishte gjithashtu edhe flokë që i binin mbi supe. Fati i Gent Cakajt.

Gjithsesi, Neziri tani ka më shumë kohë për të shkruar poezi, gjë që është prodhimi i përditshëm i tij. Dhe kënaqësia e përditshme e Ajola Xoxës. Një burrë mund të bëhej dyshues duke lexuar këto poezi, ku personi femëror pas personazhit është shpesh i dukshëm. Por një i tillë burrë nuk është Erion Veliaj, i cili në dasmën e tij e puthi nusen në ballë. Dhe nuk kemi parë gjë akoma, sic thotë Kryeministri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit