Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Korçë-Voskopojë.
Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.
I lënduari është transportuar drejt Spitalit Ranonal Korçë, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të mjetit.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prania e lagështirës në rrugë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.