Dalin pamjet, si u nxorr me forcë jashtë sallës studenti që ia përplasi në sy Ramës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2020, 21:16

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë.

Por jo gjithçka i ka shkuar siç duhet kreut të qeverisë, pasi indinjata e studentëve ndaj tij duket se ka arritur kulmin.

Rama u ndërpre disa herë nga studentët, ku nuk munguan as thirrjet "Rama ik", të cilat tashmë janë kthyer në një "trend", që praktikohen jo vetëm në stadiume, sheshe, rrugë e lokale, por tashmë edhe në ceremoni diplomimesh.

Mirëpo, ai që e "tërboi" më tepër Ramën, ishte një student, i cili nga salla tha:

Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria. Diplomën e duan si bileta për arratisje."

Pas këtij zëri në sallë ushtuan thirrjet "Rama ik" dhe nisën duartrokitjet për të riun që ia përplasi në sy Ramës realitetin e trishtë me të cilin përballet sot studentët shqiptarë.

Rama u përpoq ta kalonte me sportivitet këtë moment, duke mos kursyer ofendimet dhe ironinë ndaj studentit, i cili nesër do të jetë mjek i ardhshëm.

Kryerilindasi iu drejtua studentëve të tjerë me fjalët:

Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë

Pas këtij debati në distancë midis studentit e Ramës, forcat e sigurisë së kryeministrit e shoqëruan me forcë të riun, që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së kryerilindasit.

Mesa duket, Rama nuk mund t'i durojë aspak kritikat ndaj tij dhe qeverisë që drejton, gjë të cilën e ka treguar më së miri edhe ndaj mediave kritike, të cilat është përpjekur me çdo formë e mënyrë, që t'ua kyçë gojën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit