Të ardhurat buxhetore shënojnë performancën më të keqe në gjashtë vjet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.02.2020, 21:02

Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e buxhetit u rritën me vetëm 2.4%, duke reflektuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit dhe duke shënuar ecurinë më të keqe të parë që nga viti 2013.

Të ardhurat e buxhetit të shtetit ngecën në nivelin 460 miliardë lekë gjatë vitit 2019 me një rritje minimale prej 2.4% dhe me një deficit në krahasim me planin fillestar të të ardhurave të qeverisë në masën 220 milionë euro. Sipas qeverisë, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3% gjatë vitit të kaluar në terma realë, gjë që sugjeron rritje më shumë se 4.5% në terma nominalë dhe kjo duhej të ishte reflektuar në rritjen e të ardhurave buxhetore, gjë që nuk ndodhi.

Ritmi i rritjes prej 2.4% është më i ulëti i shënuar që nga viti 2013 dhe duket se u shkaktua nga të ardhura më të pakta në zërin më të rëndësishëm, atë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në vitin 2013, të ardhurat ishin krahasimisht më të ulëta se sa më 2012, gjë që u pasua nga disa vite me rritje të njëpasnjëshme të furnizuar kryesisht nga rritja e taksave dhe tatimeve, shkruan "reporter.al".

Të ardhurat nga TVSH ishin në vitin e kaluar më të ulëta se sa niveli i viteve 2018 e 2017, gjë që dukshëm vë në diskutim politikën e uljeve selektive të TVSH-së për sektorë të caktuar, si turizmi, gjë që dyshohet se ka krijuar kanale të konsiderueshme të evazionit fiskal. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka quajtur këto politika të gabuara.

TVSH e rimbursuar gjatë vitit të kaluar ishte në masën 23 miliardë lekë, me një rritje dramatike prej afro 9 miliardë lekësh në krahasim me kuotën e vitit 2018. Të dhënat e shpenzimeve të buxhetit të shtetit sugjerojnë që shumica dërrmuese e këtyre rimbursimeve janë përfituar nga një numër i vogël kompanish.

Në mungesë të të ardhurave të pritshme, qeveria shkurtoi shpenzimet buxhetore, në të njëjtën masë me deficitin, ku pjesa më e madhe e reduktimit u furnizua nga mosrritja e pagave dhe pensioneve dhe mosrealizimi i investimeve publike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit