Dyshime mjaft të forta janë ngritur në lidhje me mbetjet e rrezikshme për shëndetit që disa vlonjatë tentuan të fusin. Mendohet se kjo lënda e amiantit do të groposej në vendin tonë.
6 persona u arrestuan në lidhje me këtë ngjarje si dhe kujtojmë që lënda e rrezikshme e amiantit ishte futur në disa fuçi të mëdha të zeza, me një logo të verdhë të cilësuar 'eni'.
Gjithashtu dyshohet se ky rrjet i këtij grupi mafioz drejtohej nga pronari i një pike të grumbullimit, firma "Kornuzi".
Bëhet me dije se këto mbetje janë shkaktarë kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut.