Maqedoni e Veriut/ Nëse keni thirrur në numrat e huaj të paidentifikuar jeni dëmtuar me 826 denarë për një minutë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2020, 23:25

Menjëherë pas orës 6.30 të mëngjesit të djeshëm numër i madh i qytetarëve kanë pranuar thirrje të shkurtë nga, për ata, numër të panjohur i cili më së shpeshti ka filluar me +8818. Celulari u ka rënë vetëm një herë dhe menjëherë është ndërprerë lidhja. Ata të cilët janë paraqitur sërish në këtë numër janë viktima të mashtrimit dhe llogaritë e tyre për telefoni celulare këtë muaj me siguri do të jenë më të larta, njofton Meta.mk, Kjo është për shkak se, në rastin konkret, duke telefonuar në numrin që fillon me +8818, janë paraqitur në numër të regjistruar në provajderin satelitor për telekomunikime “Globalstar”. Ata të cilët e kanë injoruar thirrjen e humbur nuk janë të dëmtuar.

Bëhet fjalë për variant të mashtrimit të njohur telefonik të quajtur “Vangiri” që burimisht vjen nga Japonia. Është bërë nëpërmjet paraqitjes në një sërë numrash me makinë ose softuer, ndërsa sulmuesi “luan me letrën” kurioziteti i shfrytëzuesve.

Sipas listës së çmimeve të postpejt shërbimeve të telekomit të Maqedonisë që vlen nga 01.01.2020, thirrjet në roaming ndaj zonës satelitore 4, në të cilën gjendet “Globalstar”, është 826 denarë për minutë. Ky çmim deri në fund të vitit të kaluar 2019, sipas listës së çmimeve të “Telekom” ka kushtuar 590 denarë për minutë.

Agjencia për komunikime elektronike, si rregullator i tregut të telekomunikimeve dhe Telekomi i Maqedonisë, operatori më i madh i telekomunikimeve, kanë publikuar komunikata të shkurta për rastin në të cilat i këshillojnë qytetarët të mos paraqiten në thirrje të lëshuara nga jashtë shtetit. Nga AKE konfirmojnë që thirrjet kanë ndodhur pas orës 6.30 dhe thonë që deri në ora 9 të mëngjesit i kanë bllokuar “pjesën më të madhe të numrave nëpërmjet të cilëve është realizuar ky mashtrim”, por shtojnë që kjo “nuk donë të thotë se mashtrim i këtillë nuk do të përsëritet nga numra tjerë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit