Oreks për spaghetti me fondet e tërmetit, Gjushi buzagaz ia mbath për Milano

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2020, 01:09

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është parë pasditen e të enjtes në Milano të Italisë.

Siç shihet dhe fotot e siguruara nga JOQ Albania, Dako sapo ka mbërritur në aeroportin Malpensa.

Ish-kryebashkiaku socialist ndodhet nën shoqërinë e një gruaje, e cila mendohet se është bashkëshortja e tij.

Personi që realizoi fotot shprehet se Dakos i është bërë një kontroll normal i pasaportës nga punonjësit e aeroportit.

Nuk dihet qëllimi i vizitës së ish-kryebashkiakut të qytetit bregdetar, ndërsa ajo që bie në sy është se Dako shfaqet buzagaz dhe tepër entuziast, për arsye që vetëm ai i di.

Ky udhëtim i Dakos vjen në një kohë kur ka vetëm pak ditë që Shqipëria mori 1.15 miliard euro donacione për tërmetin e 26 nëntorit, nga të cilat 885 milion janë hua (borxh), ndërsa të tjerat janë grante (donacione).

Kujtojmë këtu që ndaj Dakos janë ngritur një sërë akuzash, duke nisur që nga përgjimet e publikuara nga Bild, ku dëgjohet teksa komunikon me Avdylajt, e deri tek përgjegjësia për firmosjen e lejeve të ndërtimit në Durrës, për pallatet dhe ndërtesat që u shkatërruan pas tërmetit të 26 nëntorit, që u mori jetën 51 personave, përfshi fëmijë, studentë, të rinj, gra, burra e të moshuar.

Dosja 339, ku përmendet edhe Dako, i cili u akuzua nga opozita për vjedhje votash, është marrë nën hetim nga SPAK. Deri më tani, Dakos "s'i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë".

Vlen të theksohet që Dakos i është ndaluar familarisht hyrja në SHBA.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit