Një tjetër shtet heq vizat me Shqipërinë, mjafton vetëm pasaporta për ta vizituar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2020, 01:50

Shqipëria ka hequr vizat me një tjetër shtet të Europës Lindore.

Këshilli i Ministrave vendosi dy ditë më parë heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Ky vendim është reciprok dhe vlen për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Bjellorusinë, të cilët tashmë mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë drejt këtij shteti.

E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët bjellorusë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Ky vendim, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në "Fletoren Zyrtare", do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, do të mundësojë promovimin e marrëdhënieve të biznesit, si dhe zgjerimin e kontaktove kulturore, sociale dhe të turizmit.

Marrëveshja që solli këtë vendim ishte nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, e cila u firmos nga ambasadori shqiptar në Rusi dhe homologu i tij, Vladimir Semashko.

Bjellorusia cilësohet si një prej vendeve europiane që vizitohet nga shumë pak turistë.

Shkaku kryesor për numrin e ulët të turistëve janë procedurat e stërzgjatura për marrjen e vizave.

Tashmë me heqjen e vizave, kjo nuk do të përbëjë problem për shqiptarët që dëshirojnë ta vizitojnë ish-shtetin sovjetik.

Bjellorusia është një shtet i pasur me mjaft atraksione turistike.

Më poshtë janë disa foto nga vendet më të vizituara në këtë shtet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit