Ishte e pamartuar dhe nuk kishte fëmijë, gruaja dhuroi 14 milion dollarë donacione për bamirësi para vdekjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2020, 02:15

Një histori e pazakontë vjen nga Australia për një grua 87-vjeçare.

Bëhet fjalë për znj.Sheila Woodcock, e cila ndërroi jetë rreth në maj të vitit 2018, por që së fundmi familja ka bërë zbulim të pabesueshëm për të.

Familja mësoi se 87-vjeçarja kishte një pasuri prej 14 milion dollarësh australianë në bankë.

87-vjeçarja nga New South Wales, rrallë fliste për pasurinë e saj, por jetoi një jetë normale.

Paratë e saj u ndanë te 15 organizata bamirësie, të cilat ajo i kishte përzgjedhur vetë.

Kushëriri i saj i dytë, Kent Woodcock, tha që miqtë dhe familja e dinin që zonja Woodcock ishte në gjendje të mirë ekonomike, por ata nuk dinin pasurinë e saj miliona dollarëshe.

Këtë të mërkurë, shoqatat bamirëse treguan për dhurimet e saj bujare.

Kushëriri i saj tha se bamirësit mbetën të habitur kur kuptuan se e ndjera kishte dhuruar pasurinë e saj për 14 organizata të ndryshme bamirësie.

Pavarësisht se znj.Sheila nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte e martuar, ajo gëzonte miqësi të ngushta, udhëtonte shpesh dhe kishte një jetë të pavarur.

Deputeti i Newcastle, Tim Crakathorp, vlerësoi gjestin madhështor të gruas, teksa tha:

Do të ketë gjithmonë njerëz që lënë para për bamirësi pasi ndahen nga jeta, por ajo që Sheila Woodcock bëri është një tjetër nivel i bamirësisë."

Paratë e zonjës Woodcock u ndanë midis bamirësive të mëposhtme:

  • 1.375 milion dollarë për Kishën e Preshevterianes Kirk, Hamilton, për të financuar rizhvillimin e kishave
  • 1.375 milion dollarë për Ushtrinë e Shpëtimit
  • 1.375 milion dollarë për Shërbimin e Helikopterit të Shpëtimit Westpac
  • 1.375 milion dollarë për Diabetes NSW dhe ACT për të financuar Bursën për Zhvillim
  • 1.375 milion dollarë për Institutin e Kërkimeve Mjekësore në Garvan
  • 1.375 milion dollarë për Dogs Guide Australia
  • 1,375 milion dollarë për Shërbimin Royal Flying Doctor
  • 1.375 milion dollarë për RSPCA NSW
  • 450,000 dollarë për Vizion Australi
  • 450,000 dollarë për Kryqin e Kuq Australian
  • 450,000 dollarë për testimet e kancerit të gjirit
  • 340,000 dollarë për Këshillin e Kancerit
  • 340,000 dollarë për World Vision
  • 340,000 dollarë për familjen Smith për të financuar programin Mësimi për Jetën, programin ARTcastle dhe Bursën Memoriale të Sheila Woodcock
  • 340,000 dollarë për fondacionin e zemrës

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit