Bullizmi është një nga fenomenet më shqetësuese në të gjithë botën. Personat që bien pre, janë individët që shfaqin hapur probleme të theksuara me përshtatjen në një jetë normale, ku nuk janë të pakta rastet kur vetëflijimi ka qënë "shpëtimi" i tyre.
E një rast bullizmi ka ndodhur dhe me një djalë 9-vjeçar, rasti i të cilit është bërë i ditur nga nëna e tij.
Nëna, e mërzitur nga bullzmi ndaj fëmijës së saj ka ndarë një video shqetësuese të djalit, i cili i kërkon një litar për të vrarë veten pasi u ngacmua në shkollë për shkak të gjatësisë së tij. 9-vjeçari vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës, prandaj dhe trupi i tij është i tillë.
Yarraka Bayles nga Brisbane, Australi, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë pasi ajo e mori nga shkolla. Videoja u shpërnda në Facebook. Videoja është parë nga më shumë se 3 milionë persona.
I mituri, i cili ka llojin më të zakonshëm të xhuxhit, të quajtur achondroplasia, i tha nënës së tij:
Pas videos, Znj Bayles është mbytur nga mesazhet mbështetëse nga miqtë dhe të huajt.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA