“Mbledh 20 lekesha te vjetër!”/ Historia e trishtë pas fotos së invalidit me buqetë do ju thyejë zemrën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.03.2020, 16:40

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, foto të shumta ku burrat mbanin në duar lule për t’ia dhuruar bashkëshorteve apo nënave të tyre, kanë mbërritur në redaksinë tonë.

Njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe jo pa shkak.

Ajo që e dallonte nga fotot e tjera dhe e bënte të veçantë këtë shkrepje, ishte se burri që mbante në duar buqetën me lule, ecte me një shkop invalidi. Me një trup nën mesatar nën peshë, ai kapi vëmendjen jo vetëm të kalimtarëve që realizuan shkrepjen, por edhe të ndjekësve të shumtë të JOQ Albania, të cilët e komentuan tejet pozitivisht.

Historia pas kësaj fotoje, mund t’ju mbushë sytë me lot nëse jeni tip emocional...

Pas publikimit, bashkëshortja e zotërisë së Quajtur Servet Dunicari, kontaktoi me stafin e JOQ Albania për të rrëfyer sakrificën e bashkëshortit të saj në këtë ditë të veçantë për të...

Ajo rrëfen se jo vetëm i shoqi, por edhe ajo janë invalidë dhe jetojnë vetëm me pensionin e invaliditetit. Teksa rrëfen sakrificën e tij, megjithëse të varfër, ai mbledh 20 lekësha për t’i bërë asaj një buqetë dhe për ta gëzuar në festa të tilla.

Ndër të tjera, tejet e prekur ajo thotë:

Pershendetje JOQ, burri ne foto eshte bashkëshorti im. Jemi te dy invalita. I mbledh burri leket 200 lekesha te vjetra dhe te gjitha festat me dhuron lule. Ishalla Zoti ben mrekulli per ne... Ju falënderoj shume ju. O Zot o Zot a jemi ne ëndërr. Mbrem pashe Ardit Gjebrean dhe sikur kerceja vallzim ne ender i thash burrit se cfar parandjenje kam ishalla o Zot bej mrekulli, na ndihmoni ju lutemi...

Kur stafi ynë i kërkoi një numër llogarie, ata u shprehën me sinqeritet:

Po ku kemi lek neve ku te ncjer nje nr llogarie cfar bange...

Çifti i moshuar jetojnë në Tiranë tek Xhamlliku. Për të kontaktuar dhe për t’i ndihmuar sado pak mund të kontaktoni në numrin 0688858608.

Le të bëjmë dikë të lumtur sot...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit