Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Itali dhe Spanjë.
Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 785 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 37,820.
Ndërkohë mbi 34 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Italia është bërë një nga vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi. Vetëm dje u regjistruan 812 vdekje.
Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 11,500.
Ndërkohë Spanja është vendi, i cili po përballet edhe më keq me luftën kundër koronavirusit.
Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 223 persona në Shqipëri, 12 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Burimi: worldometers.info | Përshtati: JOQ ALBANIA