Sensibilizimi në këto ditë të vështira që po kalojmë nga përhapja e koronavirusit është i madh.
Shumë fondacione bamirësie, por jo vetëm, i kanë ardhur në ndihmë familjeve në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë harruar nga shteti.
Një e moshuar ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, teksa në një video shprehet se do të dhurojë pensionin e saj për disa familje në nevojë.
Një thirrje jo vetëm prekëse, por edhe shprese, pasi tashmë Shqipëria ka nevojë më shumë për të tillë personash.
E moshuara jep në të njëjtën kohë edhe një mesazh ndaj atyre që mundësitë i kanë të shumta, por i mungon zemra e madhe