Ministria e Shëndetësisë me përfaqësuese zv.ministren Mira Rakacolli ka njoftuar se në vendin tonë ka arritur në 243 numri i personave të infektuar me koronavirus.
Për fat të keq ditën e sotme janë evidentuar më shumë raste pozitive se ditët e kaluara dhe pas testimeve 20 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar prej sëmundjes i shtohen edhe 8 të tjerë duke bërë që numri i personave që pas testeve kanë rezultuar negativ për koronavirusin të shkojë në 52.
Deklarata e zv.ministres, Mira Rakacolli: