Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.
Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 62-vjeçar nga Durrësi.
I moshuari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 82-vjeçare nga Tirana.