Një vajzë 12-vjeçare belge është bërë personi më i ri në Evropë që vdiq nga koronavirusi.
Mosha e re e vdekshmërisë prej këtij virusi 'është një dukuri shumë e rrallë,' tha zëdhënësi i qeverisë, Dr. Emmanuel Andre, duke shtuar se vdekja e saj ka tronditur mbarë vendin.
Ishte vdekja e parë e një fëmije prej koronavirusit në Belgjikë, e cila tani ka regjistruar gjithsej 705 vdekje nga sëmundja sipas numrit të fundit zyrtar.
Fëmijët zakonisht nuk rrezikojnë jetën nga sëmundja e koronavirusit ndërsa numri më i madh i viktimave është shënuar në moshat e treta.
Para vdekjes së vajzës belge, evropiani më i ri që vdiq nga sëmundja vdekjeprurëse ishte Vitor Godhino, një djalë 14-vjeçar nga Porto në Portugali.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania