Pak të prekur e shumë pak viktima, a janë afrikanët imunë ndaj COVID-19?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 12:45

Koronavirusi i ri, COVID-19 ka pushtuar botën duke shkaktuar mijëra viktima në ditë. Sipas të dhënave zyrtare nga WorldMeter, deri më sot, në botë kemi 799,710 të infektuar, 38,720 viktima dhe 169,976 të shëruar plotësisht nga ky virus.

Ndërkohë që vendet afrikane kanë një prekje mesatare nga virusi, dhe viktima të pakta, në media online është ngritur pyetja:

A janë afrikanët imunë ndaj COVID-19?

Sipas një faqe në internet, Newswatch Nigeria, afrikanët i mbijetojnë koronavirusit, ose nuk preken fare, për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës.

Faqja në fjalë thotë se njerëzit afrikanë kanë antitrupa tre herë më të fortë se njerëzit me lëkurë të bardhë.

Por sipas ekspertëve, kjo është një gënjeshtër e madhe. Duke iu referuar një studenti afrikan të prekur nga COVID-19, mjekët kanë deklaruar se nuk ka asnjë të vërtetë për pretendimet e dallimeve genetike, imunitetit ose ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve.

Pavarësisht deklaratave të ekspertëve vlen për t’u theksuar se vendet afrikane kanë një prekje të paktë nga COVID-19 dhe viktima shumë të pakta në numër.

Kjo ndoshta vjen për shkak të mënyrës së tyre të jetesës, distancimit të tyre social, ose shifrat e publikuara nuk janë shifrat e vërteta nga COVID-19 në këto vende.

Burimi: Poynter.org| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit