Një foshnje gjashtë muajsh dhe një grua 102-vjeçare bëhen fenerë shprese në Itali pasi ato i mbijetojnë Koronavirusit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 14:03

Dy persona, secilin në spektre të ndryshme të moshës janë bërë fenerë shprese në veri të Italisë, vendi më i godituar nga koronavirusi në Evropë.

Një foshnje 6-muajshe dhe një grua 102-vjeçare i mbijetuan virusit pasi secili u përball me një betejë të gjatë në spital.

Leonardo i vogël kohët e fundit është kthyer në shtëpi në komunën e Corbetta në rajonin verior italian të Lombardisë, pasi fitoi një betejë 50-ditore kundër COVID-19.

Kryetari i bashkisë lokale Marco Ballarini e quajti foshnjën Leonardo 'fytyrën e mrekullueshme të shpresës' dhe falenderoi të gjithë për ndihmat e mbledhura në ngritjen e gjendjes shpirtërore në rajon.

Ai tha:

Sot kemi një arsye për të buzëqeshur dhe të jemi të lumtur, të ndjehemi sikur jemi pjesë e një komuniteti. Sot, ne shikojmë fytyrën e mrekullueshme të shpresës. Corbetta mirëpret në shtëpi Leonardon e vogël që sapo është liruar nga spitali pasi mposhti COVID-19. Faleminderit shumë Leo, dhe faleminderit prindërve tuaj që kurrë nuk hoqën dorë. Ata sollën verën në zemrat e të gjithë qytetarëve të Corbetta! Forca Corbetta!

Nëna e foshnjës tha për mediat lokale:

U shqetësova shumë, veçanërisht natën. Unë nuk e dëshiroj këtë për asnjë nënë.

Ajo tha se ajo e dinte që foshnja e saj ishte i sëmurë kur kishte ethe dhe rrahjet e zemrës iu shpejtuan, duke shtuar se kolegu i punës i bashkëshortit të saj ishte diagnostikuar me virusin.

Nëna tha se Leonardo ishte trajtuar mirë nga profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, një grua 102-vjeçare në Xhenova, ka bërë një shërim të mrekullueshëm pasi kapi koronavirusin dhe kaloi 20 ditë në spital.

Në fillim të këtij muaji, Italica Grondona zbriti me simptoma të virusit vdekjeprurës dhe u shtrua në spital me probleme në zemër, por që atëherë ajo është larguar nga mjekët duke thënë se 'virusi u dorëzua para saj'.

Mjekja Vera Sicbaldi, e cila trajtonte gruan në spitalin San Martino në Xhenovas, tha për CNN:

Ne i vendosëm nofkën 'e pavdekshme' sepse Gorondona përfaqëson shpresë për të gjithë të moshuarit që përballen me këtë pandemi.

Të dhënat nga instituti i Shëndetit Kombëtar të Italisë tregojnë se mosha mesatare e personave që vdesin pasi testohen pozitiv për koronavirusin është 78, duke e bërë çështjen e Grondonës veçanërisht të jashtëzakonshme.

Mjekët ishin aq të impresionuar me rastin saqë vendosën ta studionin atë më thellë, megjithëse Sicbaldi pranoi që vetë doktori bëri 'shumë pak' për të kuruar Grondonën.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit