Spanja ka shënuar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi ditën e sotme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 849 vdekje duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 8,189.
Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 9.222, duke shënuar plot 94.417 të infektuar në të gjithë vendin.
Numri i rasteve shënon një rritje prej 10.8 përqind, duke i dhënë fund shpresave se rastet e infektimit mund të bien.
Në 9.222 raste të reja janë 3.419 në rajonin e Madridit, që përbën gati gjysmën e vdekjeve totale, dhe 2,616 të tjerë në Katalonja.
Spanja tashmë është bërë vendi i tretë në botë që kapërcen numrin e përgjithshëm të infeksionit të Kinës.
Qeveria në Madrid po zbaton rregulla edhe më të ashpra për qëndrimin në shtëpi.
Autoritetet po vendosin një ndalesë dy-javore për të gjithë aktivitetin ekonomik jo thelbësor, i cili hyri në fuqi të hënën.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA