Nuk përballojnë izolimin, gjendet e vdekur një familje me katër persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 15:40

Një familje me katër persona, duke përfshirë dy të rritur dhe dy vajza të moshës tre dhe pesë vjeç, janë gjetur të vdekur së bashku me qenin e tyre në shtëpi në një fshat piktoresk të West Sussex.

Prona prej 500,000 paundësh në Woodmancote është shtëpia e ndërtuesit Robert Needham, 42 vjeç, nëna e tij Maureen, 77 vjeç, partnerja i tij Kelly Fitzgibbons, 40 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre Ava, pesë vjeç dhe Lexi, tre.

Z. Needham, Znj Fitzgibbons dhe vajzat u gjetën të vdekur.

Zonja Needham, e cila ishte në një vend tjetër larg shtëpisë në atë kohë, shkroi në Facebook:

Robert, Kelly dhe mbesat e mia bukuroshe që të gjithë vdiqën.

Ajo e shkruajti komentin nën një foto të familjes së postuar në internet të mërkurën e kaluar.

Policia e Sussex shkoi të shtunën në orën 6:45 pasdite në shtëpinë me tre dhoma gjumi, pasi mori një telefonatë për të ngritur një shqetësim për mirëqenien. Të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, së bashku me qenin.

Ngjarja erdhi vetëm disa ditë pasi zonja Fitzgibbons postoi një seri fotografish në Facebook të familjes së saj jashtë në fshat të premten e kaluar nën titullin 'ecja jonë për ditën'.

Detektivët filluan një hetim vrasjeje, midis dyshimeve për një vetëvrasje të mundshme. Oficerët konfirmuan se nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me të.

Z. Needham kishte në pronësi një kompani të quajtur Needham Building Services e cila ishte e specializuar në ndërtimin e shtëpive, por ajo u shpërbë në tetorin e kaluar. Që atëherë ai ishte duke ndërtuar një shtesë për familjen e tij pasi u zhvendos përsëri në shtëpinë e nënës së tij.

Numri i vrasjeve gjatë bllokimit të koronavirusit që filloi të hënën e kaluar tani është në nëntë, pas tre incidenteve të tjera në Uells, Hertfordshire dhe South Yorkshire.

Vrasjet e Sussex ishin të fundit në një seri çështjesh në fund të javës së parë të Britanisë në izolim, pas shqetësimeve të ngritura kur masat u vendosën të hënën e kaluar për një rritje të dhunës në familje dhe çështjeve të shëndetit mendor.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit