Me marrjen e masës së izolimit të qytetarëve për shkak të situatës së krijuar prej koronavirusit problematika të ndryshme janë shfaqur në zona të ndryshme të vendit.
Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që vijnë nga qytetarët për grumbullime të shumta njerëzish të cilët presin të blejnë ushqime në supermarket, të blejnë bukë në furra buke ose edhe të kryejnë veprime në bankë.
Ditën e sotme qyetarët u lejuan të dalin nga izolimi pa qenë e nevojshme marrja e lejës dhe disa pamje nga kryeqyteti kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Në të duket një grumbull i madh qytetarësh në një nga degët e Raiffeisen bank që janë duke pritur rradhën për kryerjen e veprimeve.