Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë.
Madje kryeministri Edi Rama u ka bërë shumë herë thirrje shqiptarëve, që të lajnë duart me sapun. Ai mbajti edhe një ‘leksion’ live në Facebook se si lahen duart me ujë dhe sapunë.
E teksa këto thirrje vazhdojnë në Tiranë koshat e plehrave janë pa pastruar. Në periferitë e Tiranës, koshat janë të mbushur me mbeturina. Sipas ‘ora news’ janë disa zona në periferi të Tiranës, ku koshat janë pa pastruar.
Kujtojmë këtu se disa ditë më parë lidhur me këtë gjë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fajësoi qytetarët që koshat e plehrave ishin plot sepse sipas tij ata po blinin shumë.
Mesa duket Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmend të marrë masat e duhura për dizifektimin si duhet të qytetit.