Shkon në 12,428 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, vetëm sot humbën jetën 837 persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 18:23

Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat mbi situatën e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ku është rritur sërish numri i viktimave në krahasim me një ditë më parë.

E premtja e javës së kaluar ishte dita më vdekjeprurëse nga koronavirusi në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima brenda një dite, të shtunën humbën jetën 889 persona, të dielën ndërruan jetë 756 persona, ndërsa dje humbën jetën 812 persona.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile ka raportuar se sot kanë humbur jetën 837 persona, 25 më shumë se një ditë më parë.

12,428 ka shkuar numri total i viktimave nga Covid-19 këtë të martë.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 105,792.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 4053 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në 77,635.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 15,729 persona janë shëruar plotësisht, ndërkohë që 4023 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në kujdes intensiv.

Burimi: Rai News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit