Ndërsa situata prej pandemisë në vendin tonë vjen duke u përmiruësuar Kryeministri Rama vijon me masat izoluese për fundjavën çfarë bie në kundërshtim me të dhënat e fundit rreth pandemisë.
Ndërsa ky vendim këtë fundjavë cënon edhe besimtarët myslimanë pasi e diela përkon me festën e Fiter Bajramit dhe tradita kërkon faljen e namazit.
Ndërsa u premtua hapja e kishave dhe xhamive kjo e diel që përkon me një festë të madhe për besimtarët myslimanë preket nga vendimi Kryeministrit i cili dha urdhër për të pezulluar çdo aktivitet dhe çdo lëvizje si po bëhet prej muajsh me shqiptarët.
Ndërsa pas vendimit të qeverisë kanë nisur edhe kundërshtitë e para.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptar, se ku dhe si do të bëhet falja e Namazit të dielën por në Shkodër ka qenë ish-deputeti demokrat Edi Paloka i cili ka publikuar një foto, ku njoftohet se xhamitë në Shkodër do të jenë të hapura për të pritur besimtarët.
Reagim ka patur edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili u bën thirrje shqiptarëve të mos binden dhe të bëjnë faljen e namazit.
Ai s’ka lënë pa përmendur faktin se një javë më parë më shumë se njëmijë policë u mblodhën në shesh për prishjen e Teatrit Kombëtar, pa respektuar asnjë masë të higjenës apo distancimit social.
Kujtojmë se sot është dita e fundit e agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë që pas një muaji sakrificë përfundojnë gjithçka me faljen e namazit një veprim me rëndësi për të gjithë besimtarët e fesë islame dhe që nuk mund të mohoet me vendime absurde të qeverisë.