Skandali/ Fusha Shpk “i bie me top”, dëmton pemët e mbjella nga aktivistët gjatë punimeve në bulevard

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 22:05

"Fusha Shpk", e cila cilësohet si një nga kompanitë e preferuara të Bashkisë së Tiranës, pasi ka marrë tendera miliona eurosh prej saj, ka shtrirë aktivitetin e saj deri në skajin më jugor të Shqipërisë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka dhënë tender 4.7 milionë euro kompanisë në fjalë për rivitalizimin e shëtitores "Naim Frashëri, buzë detit në Sarandë.

Mirëpo, gjatë punimeve të kryera nga Fusha Shpk është konstatuar se janë dëmtuar pemët e mbjella nga aktivistët e "Dhuro një Lule për Sarandën".

Ky lajm është bërë i ditur nga aktivisti, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se firma e ndërtimit Fusha Shpk kishte hedhur tubat e rikonstriksionit të shëtitores mbi pemët e mbjella nga kontributetet e qytetarëve.

Lapaj e ka cilësuar këtë mungesë të theksuar profesionalizmi nga ana e Fusha Shpk si "akt vandal", ndërsa shton se i është drejtuar me një ankesë personale kryebashkiakut të Sarandës, të cilit i ka shprehur shqetësimin dhe revoltën e aktivistëve që bënë të mundur mbjelljen e pemëve.

Postimi i plotë:

Sa herë zbres në Sarandë kaloj dhe kontrolloj 1 për 1 të gjitha pemët që mbjellim. Kam qenë i surprizuar për mirë nga punonjësit e pastrim gjelbërimit të Bashkisë Sarandë për kujdesin dhe mirëmbajtjen. Mirënjohje! Sot u trishtova pafund. Sot 8 nga pemët e mbjella dhe rritura me mundim ishin dëmtuar nga firma zbatuese e punimeve FUSHA SHPK. Pa asnjë standard dhe njerzillëk i kishin hedhur tubot e rikonstruksionit të shëtitores mbi pemët e mbjella nga kontributet qytetare. Mbi këtë akt vandal sot i jam drejtuar me ankesë personale kryetarit të Bashkisë Sarandë, Z. Adrian Gurma të cilit i kam shprehur shqetësimin dhe revoltën e ekipit të Nismës “Dhuro një lule për Sarandën” dhe i kam kërkuar marrjen e masave urgjente për rehabilitimin e pemëve…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit