Bashkia Tiranë uron Gëzuar 1 Qershorin! Shtylla e koshit të basketbollit i bie mbi kokë fëmijës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2020, 19:14

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Tiranë, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur teksa ishte duke luajtur me shokët në një fushë basketbolli.

Lajmi është bërë i ditur nga një qytetar, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet momenti pas incidentit.

Fëmija ka marrë dëmtime në kokë pas rrëzimit të shtyllës së koshit të basketbollit në parkun pranë kryqëzimit të rrugës së Don Bosco-s.

Sipas qytetarit, shtylla ishte rivendosur disa ditë më parë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, që është në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq! Kjo shtylla qe mban koshin e basketbollit sapo u rrezua dhe demtoi ne koke 1 fmije qe po lozte. U rivendos para ca ditesh nga APR, "agjensia parqeve dhe rekreacionit" qe eshte ne varesi te bashkise se lali plerit. Ngjarja ndodhi ne parkun afer kryqezimit te rruges Don Bosko. Faleminderit.

Fatmirësisht, fëmija nuk mori plagë serioze nga incidenti, por ajo që duhet theksuar është papërgjegjshmëria e agjencisë në fjalë, e cila me gjasë nuk e ka vendosur siç duhet shtyllën e koshit të basketbollit.

Largqoftë nëse incidenti do të kishte qenë fatal, kush do mbante përgjegjësi më pas?

Ky incident duhet të shërbejë si këmbanë alarmi që punonjësit në varësi të "Lali Erit" të tregohen më të kujdesshëm në përmbushjen e detyrave për të cilat paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës, pasi mungesa e përgjegjshmërisë mund të shkaktojë edhe vdekje të pafajshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit