Protestat që kanë shpërthyer në SHBA pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd kanë shkaktuar të plagosur të tjerë dhe viktima.
Dita e djeshme e protestave në New York për George Floyd ishte shumë e qetë deri në momentin kur një oficer policie ka shtyrë një protestues të moshuar i cili u rrëzua dhe koka iu përplas në dysheme.
Ngjarja është faktuar me një video qarkullimi i së cilës ka ngallur përsëri zemërim tek popullsia amerikane.
Videoja tregon një oficer të policisë në Buffalo i cili ka shtyrë 75-vjeçarin që iu afrua policisë duke diksutuar diçka në Sheshin Niagara rreth orës 8 të së enjtes, koha e shtetrrethimit.
Burri bie prapa dhe godet kokën në trotuar, me gjakun që derdhet ndërsa agjentët kalojnë përpara duke e shpërfillur. Videoja shpejt u bë virale në mediat sociale duke ngjallur shumë zemëratë.
Policia e Buffalos fillimisht deklaroi se një person "u plagos kur u pengua dhe ra” por kapiteni Jeff Rinaldo më vonë njoftoi në media se ishte hapur një hetim për punonjësin e policisë që shtyu të moshuarin.
Burimi: corriere.it Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania