“Vjedhje me VKM për Guinness: Rama firmos shembjen e tre objekteve “dhuratë” për Bollinon, dyshja gllabëron 5000 m2 në mes të Tiranës”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.06.2020, 15:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denocnim të faktuar me dokumenta në median sociale Facebook në të cilën tregohet një grabitje në bashkëpunim mes Ramës dhe Carlo Bollinos e 5000 m2 tokë truall në mes të Tiranës.

Në dokumentat e siguruara nga ish-Kryeministri duket vendimi i ndërmarrë nga Edi Rama i cili ka kaluar metra të tërë toke në posedim të Bollinos me një qera prej vetëm 1 euro dhe që mesa duket godinat ekzistuese do të prishen për të ndërtuar televizione të përbashkëta në shërbim të qeverisë.

Sipas Berishës, Rama po vjedh 5000 m2 tokë tek ish reparti i orave në rrugën Ndre Mjeda dhe duke i falur Carlo Bollinos tokën bashkë me objektet e ngritura me para taksapaguesish.

VKM-ja për shembjen e tre objekteve të dhëna me qera nga qeveria për Bollinon ka dalë në 6 maj të 2020 në periudhën e pandemisë dhe si duket edhe nga dokumenti meraku i vetëm i Ramës është grabitja e tokave të Tiranës dhe Shqipërisë për të përmbushur planet e përfitimit personal pa menduar për situatën e vështirë ku ndodhej vendi e shqiptarët prej pandemisë një skemë e ngjashme me atë të shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar.

Mesazhi i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Nje vjedhje me vendim qeverie dhe me cmim per Guinness e Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavites!

Dokumentat e plota te vjedhjes me VKM te 5000 m2 toke truall ne mes te Tiranes nga Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita!

E pashembullt miq! Edvin Hajduti paska nxjerre vendim qeverie per te prishur objektet qe ia ka dhene me 1 euro vetes dhe Carlo Malavites per vjedhjen e perbashket te 5000 m2 toke truall ne zemer te Tiranes per ngritjen e mediave te tyre.

Ne kohe pandemie, krize financiare kur ka lene mijera punonjes pa pagen minimale, halli i Edvin Hajdutit eshte si t’i pervetesojne miliona euro me Calro Malaviten per mediat e perbashketa.

Ky vendim qeverie eshte per cmim Guinness! Kjo pasi ligji njeh detyrimin per te marre leje prishje ne Bashki dhe nuk ka asnje vend te botes qe te nxjerre qeveria VKM per te prish objektet! Kjo behet vetem qe te vjedhin maksimalisht pa fre! Se nese do aplikonte ne bashki per prishje objektesh Edvin Hajdutit fhe Carlo Malavites do tju duhej te paguanin taksen per lejen e prishjes si cdo zhvillues. Por ligji eshte “teknikalitet i parendesishem” kur eshte fjala per te vjedhur Rama-Bolino!

Keshtu pra Edvin Hajduti po vjedh 5000 m2 tokë tek ish reparti i orave ne rrugen Ndre Mjeda dhe duke i falur Carlo Malavites bashku me objektet e ngritura me para taksapaguesish, dhe po le 50,000 banorë pa gjimnaz. Pra me kete rast Edvini dhe Carlo behen pronaret më të madh të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë.

Historiku i nje vjedhje diten me diell: 2013: Plani i Tiranes caktoi ish repartin e orave ne rrugen Ndre Mjeda si Shkolle te Mesme qe do i sherbente gati 50,000 banoreve te zones qe nuk kane asnje shkolle te mesme. Kjo shkolle u shenua edhe ne harte edhe ne rregullore. 2017: Veliaj zhduk shkollen e mesme ne rr. Ndre Mjeda nga plani i ri urban i Tiranes. 2019: Rama nxjerr 3 VKM qe t’I fale si ti kishte te vetat edhe TOKEN edhe NDERTESEN publike te ish repartit te orave, biles edhe VKM qe t’i prishe objeketet qe ishin lene me qera!!! Bie edhe objekti i qerase! Ky shtet nuk i jep objektet pronarit te tokes qe ia ka rrembyer prej 70 vitesh, edhe kur i kthen token e DETYRON pronarin denbabaden te paguaje 700 mije euro per te privatizuar objektet e vjetra te rrenuara, POR kur i ngroh xhepin Rama/Veliajt dhe behesh legen ne cdo media per te mbrojtur pushtat e shtetit, toka me gjithe objektet te falen me 1 euro!

Nese do kishte SPAK te pavarur, mjafton qe t’i drejtonte Sulltanit dhe mashes se tij disa pyejte si: 1. Pse u zhduk shkolla e mesme nga Plani Urbanistik i Bashkise ne 2017 kur ekzistonte ne cdo plan urban perfshi edhe ne Planin e Pergjithshem Rregullues te miratuar ne 2013. 2. Pse u dha kjo prone me vendim qeverie dhe jo me vendim te keshillit bashkiak? 3. Pse nuk u lidh kontrata me Bashkine por u dashka lidhur me qeverine kur prona e ish repartit te orave ishte ne administrim te bashkise? 4. Pse mos paguaje Carlo mijera euro sipas ligjit te qeradhenive qe ka ne fuqi Bashkia? 5. Si ka menduar Bashkia e Tiranes te zgjidhe ceshtjen e nje shkolle te mesme per 50,000 banoret nga sheshi Ataturk tek pallati me shigjeta dhe gjithe ish fusha e aviacionit? 6. Pse mos nxirrej toka ne ankand nese shteti nuk e donte per shkolle? 7. Pse mos paguaje te pakten cmimin e references Carlo Malavita per token mes Tiranes? 8. Pse nxorri VKM per te prish objektet dhe cuditi gjithe boten? 9. Pse mos aplikonte per leje prishje objektesh dhe te paguante taksen Carlo malavita? 10. Pse u shkel ligji per Kthim-Kompensimin e Prones qe ndalon dhenien e tokave te treteve derisa te perfundoje procesi i kthim-kompensimit? Cfare interesi i madh stretegjik per vendin kishte ketu qe duhej shkel ligji?

Jane dhjetera investitore qe mund te paguajne mbi 1,200,000 euro qe kushton toka sipas references shtetetore. Me kaq para shteti mund te paguhen pagat per mijera punonjesit e Beratit qe protestojne per pagen e bukes se gojes, ose mund te ndertonte 60 apartamente per banoret e Durresit apo Thumanes qe kane mbetur ne rruge dhe qe Edvini ju thote “PO KU T’I GJEJME PARATE?” – Pergjigja eshte e thjeshte: MOS VIDH me Carlo Malaviten dhe ja tek jane parate.Denoj me ashpersine me te madhe kete vjedhje te hapur shtetrore dhe i garantoj hajnat se drejtesia vonon por nuk harron!sb

Ketu me poshte keni dokumentat e kesaj vjedhje publike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit