E mbante peng prej një viti e gjysëm, kapet babai që rrëmbeu djalin e tij 8-vjeçar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.06.2020, 17:42

Është finalizuar me sukses operacioni policor i quajtur "Kurbneshi", për kapjen e 44-vjeçarit me iniciale A.B, i shpallur në kërkim para më shumë se një viti për disa vepra penale.

Gjithashtu u gjend edhe fëmija 8-vjeçar, të cilin ai e kishte marrë me vete në mal, në kundërshtim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë me datë 05.01.2019,e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Policia e Lezhës dhe shërbimet e Komisariatit Mirditë, pas kontrolleve intensive prej një viti e gjysmë ranë në gjurmët e shtetasit të shpallur në kërkim.

Mësohet se 44-vjeçari vazhdimisht ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes L.B dhe kishte rrëmbyer djalin e tyre në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Policia e Qarkut Lezhë kishte që prej nëntorit të vitit 2018 që po e kërkonte A.B, dhe përveç procedurave formale, forcat policore kanë shfrytëzuar çdo informacion nga qytetrët, për të bërë të mundur lokalizimin e tij dhe më pas kapjen dhe vënien përpara drejtësisë.

Materialet dhe dokumentet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit