Tronditëse/ Shoqja e 15-vjeçares së përdhunuar zbulon rrjetin kriminal: Më droguan dhe përdhunuan, u gënjeva nga dy vajza

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.06.2020, 17:04

Ngjarja e rëndë që u bë publike disa ditë më parë tronditi jo pak opinionin publik.

Abaz Dogu, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure “Sa** K*va” derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.

Rezultoi se i moshuari kishte punuar si roje në shkollën ku e mitura. Lidhur me këtë ngjarje kanë folur edhe shoqe të 15-vjeçares.

Një nga të miturat ka rrëfyer për emisionin ‘Me zemër të hapur’ historinë e saj të abuzimit dhe tashmë përmasa e skandalit të abuzimeve nuk qëndron më vetëm pas pedofilit Abaz Doku, por bëhet fjalë për një rrjet kriminal

Ajo tha se dy vajza, më të mëdhaja se ajo, kanë shfrytëzuar pasionin e saj për muzikën, duke e joshur me fjalë, me premtime dhe vegla muzikore, me qëllim trafikimin e saj. Jo ishte larguar nga banesa pas një debati me familjen dhe më pas kishte rënë pre e abuzimit dhe drogimit nga dy vajza.

ëto vajza që vinin në shkollë, vinin brenda ambienteve të shkollës? Jo, jashtë, dhe nuk i kam parë të flisnin me Abas Dogën.

Si iu besove? Sepse më treguan pajisje muzikore. Si fillim takoja vetëm ato të dyja.

Çfarë bisedash bënit? Më shumë rreth muzikës, jo ndonjë muhabet të madh. Vetëm rreth muzikës dhe mjeteve muzikore që më sillnin.

Si t’u dha lënda narkotike? Pasi u largova nga shtëpia, pata një debat të vogël në familje, ika dhe takova këto dy vajza. Ato do të iknin në një vend për qejf, jashtë Tiranës, dhe jam nisur me to. Pastaj, kur shkuam atje, na çuan në një shtëpi, që e kishin të tyren më duket. Më pas, filluan të më blinin rroba, të më mbanin mirë. Kisha tre ditë, që nuk kisha kontakt me familjarët. Pas tre ditësh më merr mami në telefon dhe më gënjen, si nënë që ishte, dhe më thotë të kthehesa se do të bënte operacion dhe ndoshta nuk kishte shpëtim. Dola nga dritarja dhe u nisa, pa vetëdijen e vajzave.

Çfarë do të ndodhte, nëse iu thoje se do largohesh? Nuk e di çfarë do të ndodhte, por ika nga dritarja. Nuk shkova në shtëpi, ika drejt në komisariat, sepse mamaja kishte bërë denoncim se isha larguar. Kjo ndodhi në janar të 2018.

I ke zbuluar emrat e dy vajzave? I dhashë emrat, por u mbyll dosja, sepse vajzat nuk u gjetën. Ndoshta emrat që më kanë dhënë kanë qenë të rremë.

Ato vajza mund të jenë të lira?

Po, se nuk janë gjetur.

Janë të njohura këto vajza? Jo, nuk merreshin me muzikë. Nuk janë të njohura fare.

Ka pasur vajza të tjera, që këto i kanë njohur? S’e di, nuk kam informacion.

Pas denoncimit i rikontaktove? Vëllai donte që t’i takonte, por unë jo.

Kur u abuzove? Pasi jam larguar sërish nga shtëpia, jam nisur drejt Durrësit dhe kam njohur dy vajza të tjera, 17 dhe 15 vjeçe. Aty jetonim në shtëpinë e 17-vjeçares, e cila shfrytëzonte edhe motrën e saj, si mua. Edhe mamanë nuk e pyeste shumë, ndërsa motrën e saj e fejoi, sot ka një fëmijë, është 17 vjeçe. Në këtë kohë, edhe unë jam abuzuar seksualisht.

Merrte para? Jo asnjë lloj paraje. Ajo punonte në një muzikë nate. Pasi na jepte lëndë narkotike, nuk dinim pastaj asgjë çfarë ndodhte me ne.

Sa kohë ke që ke dalë nga rehabilitimi? Kam dalë në korrik të 2019. Kam shkuar më 28 maj të 2018.

Pse dole? Tani ndihem në rregull, e rehabilituar, kam marrë shërbime shumë të mira. Jam shumë e qetë.

Ke menduar çfarë do të bësh me jetën tënde? Kam mbaruar një kurs profesional për kuzhinë te qendrat ku isha, e kam bërë me shumë dëshirë. Sot jam minorene dhe nuk ka punë, por do të pres edhe ca për të filluar punë.

Ke menduar t’i rikthehesh shkollës? Po, kam menduar, por me pak frikë, me atë bullizmin si më parë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit