Një sher masiv është regjistruar vetëm pak minuta më parë në zonën e Bllokut.
Disa të rinj janë përleshur me njëri tjetrin në lokalin e njohur “Whisky”.
Siç shihet edhe nga pamjet, sherri është masiv dhe të rinjtë goditen me çfarë të gjejnë.
Karige, tavolina dhe grushta kokës janë parë nga të gjithë kalimtarët aty pranë. Ngjarja ka krijuar panik tek klientët e lokalit.