Favorizoi hyrjen e klandestinëve arabë në Shqipëri, arrestohet motra e drejtoreshës së Kufirit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.06.2020, 18:34

Kohët e fundit Shqipëria është kthyer në një pikë ndërmjetëse për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në Europë.

Por, mesa duke kjo gjë ka hapur shtigje për shfrytëzim të trafikut të paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga Lindja, kryesisht sirianë.

Policia organizoi operacionin "Toka e premtuar", ku u ndaluan dy persona dhe gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa u sekuestruan 2 kompjuterë, 2 celularë,fatura bankare dhe disa leje qëndrimi të emigrantëve.

Të ndaluarit janë një 41-vjeçar nga Palestina dhe Suela Kaçabani, 41 vjeçe.

Bëhet me se dije kjo e fundit është motra e Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit, Enkeleida Toska, e cila u pezullua nga detyra vetëm dy ditë më parë për shkak se dyshohej se kishte favorizuar trafikun. Mendohet se ajo në bashkëpunim me disa kompani konsulente, bënte të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar të emigrantëve, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore.

Më herët SHÇBA ka arrestuar dhe pezulluar nga detyra zyrtarët e tjerë që janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Çështja pritet t’i kalojë SPAK për hetime të mëtejshme, pasi bëhet fjalë për përfshirje të funksionarëve të administratës shtetërore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit