Liverpooli duket se e ka kthyer Romën në një supermarket gjatë viteve të fundit. Pasi i mori Salah dhe Allison, tani të kuqtë kanë piketuar te kryeqytetasit italiane dhe objektivin e radhës.
Sipas mediave italiane dhe britanike, “të kuqtë” duan të kryejnë një shkëmbim. Bëhet fjalë për futbollistët Dejan Lovren, i cili pritet të kalojë te Roma dhe Nikolo Zaniolo në Anfield.
Pretendentët kryesorë për titullin kampion në Angli mund të marrin mesfushorin organizator të verdhekuqve dhe t’i ofrojnë palës italiane mbrojtësin kroat, i cili është kthyer në lojtar stoli te Liverpooli plus para.
Për Zaniolon, interesohet dhe Juventusi, por drejtuesit e Romës nuk do të dëshironin aspak ta shikonin “xhevahirin” e tyre të veshur me ngjyrat bardhezi, ndaj marrëveshja me Liverpoolin duket më e mundshme.