Pamjet e një djali pesëvjeçar në Kinë që përpiqet të veshë me vështirësi uniformën e tij të shkollës, pasi shtoi në peshë gjatë 4 muajve izolim, janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ai mund të shihet në videon virale, duke mbledhur barkun, ndërsa gjyshja e tij përpiqet t'i mbërthejë kopsën e këmishës.
Djali më pas buzëqesh i lehtësuar, pasi më në fund veshi uniformën e shkollës.
Dhjetra miliona përdorues të mediave sociale janë argëtuar nga shprehja e adhurueshme e djalit, pasi klipi u shpërnda dje në Weibo.
Një komentues shkroi:
Një tjetër tha:
Përdoruesit e tjerë shprehin shqetësime për shëndetin e djalit.
I dashur fëmijë, askush nuk duhet të qeshë me ju për peshën tuaj. Por një trup më i hollë do t'ju ndihmojë të rriteni më mirë dhe më i shëndetshëm, thuhet në një koment.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania