Një grua shtatzënë, nënë e tre fëmijëve, është gjetur e vdekur, pasi çdo ditë pinte 2 litra Coca-Cola dhe deri në një litër pije energjike.
Amy Louise Thorpe, 34 vjec, ishte 15 javëshe shtatzënë, kur vdiq në shtëpinë e saj në Invercargill, Zelanda e Re, më 4 dhjetor 2018.
Ajo ishte gjithashtu një duhanpirëse e rëndë, thuhet në raportin e autopsisë dhe u zbulua që kishte konsumuar rreth 80g duhan në javë, raportoi Stuff.
Partneri i saj tha se ajo kishte dhe një histori epilepsie, depresioni dhe ankthi.
Ajo shkoi te një neurolog në nëntor 2018 për shkak të komplikimeve shëndetësore në rritje.Ai e këshilloi që ajo të ndryshonte ilaçet e saj për epilepsi, ose të shkonte në spital për kontroll EEG.
Por zonja Thorpe nuk e bëri këtë dhe më vonë u gjet e vdekur në shtratin e saj.
Disa studime treguan se kafeina zvogëlon efektet e disa ilaçeve.
Bërja publike e çështjes së Thorpe mund të ndihmojë që njerëzit me epilepsi, të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme të pirjes së sasive të tepërt të kafeinës.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania