Arrihet marrëveshja mes palëve/ Zgjedhjet e ardhshme me identifikim biometrik, PS heq dorë nga depolitizimi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2020, 20:41

Këshilli Politik për reformën zgjedhore arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve.

Megjithëse palët ende nuk kanë dalë nga tryeza, raportohet se është arritur dakordësia për disa çështje themelore.

Mësohet se palët kanë pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje, gjë e cila shihet si alternativa më e mirë për të 'zhdukur' fenomenin e votimit më shumë se një herë. Kjo kërkesë është depozituar nga opozita, ndërsa së fundmi është pranuar edhe nga mazhoranca.

Po ashtu, bëhet me dije është rënë dakord që KQZ të ketë tre nivele të balancuara politike, por detajet në lidhje me këtë çështje pritet të bëhen publike në vijim. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore.

Detaje të reja për pikat ku është rënë dakord pritet të mësohen në minutat në vijim, pasi palët të lënë tryezat.

Mazhoranca ka siguruar se marrëveshja që po firmoset, nuk do të pësojë asnjë ndryshim në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu bëhet me dije se PS ka ndërmarrë një vendim të papritur, duke u tërhequr nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, me kërkesë të PD-së, që kërkoi përjashtimin e administratës publike sipas një formule të propozuar nga BE-ja.

Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit