Si i gënjeu Rama publikisht shqiptarët? Jo vetëm që s’jep paketë të tretë ndihme, por mohoi edhe që e ka premtuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2020, 21:06

Edi Rama u ankua të enjten në parlament se fjala gënjeshtër është banalizuar aq shumë në Shqipëri sa përdoret vend e pavend në tituj të mëdhenj mediash, si askund tjetër. Por, nëse ky konstatim është i vërtetë, kryeministri ka me siguri kontibutin e vet në këtë anomali. Sepse ai thjeshtë nuk lodhet së gënjyeri.

Kështu ka ndodhur edhe me zotimet e qeverisë se do ti gjendej pranë qytetarëve të rrënuar ekonomikisht nga kriza e Covid-19, gjë që e ka rrokullisur keq Edi Ramën edhe në saondazhe. Ndërsa gjysma e atyre që u është premtuar nuk kanë marrë ende pagën e luftës, nëse mbi 60 mijë veta kanë humbur vendin e punës, Rama i ka gënjyer ata edhe për ndihmën me anë të një pakete të tretë.

Madje pa pikër droje, ai deklaroi dje në “Opinion”, ku po shfaqet më shpesh se sa mund të imagjinohet, se nuk ka premtuar kurrë një paketë të tretë ndihmash nëse situata s’do e bënte të domosdoshme…

I pyetur nga Blendi Fevziu, Rama e akuzoi gazetarin se po e citonte keq, dhe se mund të hapeshin arkivat e Opinion për të parë se ai nuk e kishte premtuar paketën e tretë të ndihmës: “ Jo jo jo, nuk e kam thënë. Në emisionin tuaj gërmoni dhe kam thënë “nëse do të jetë nevoja, do të ketë edhe një paketë të tretë, edhe të katërt. Çfarë pakete të tretë do të kemi tani që të gjithë i janë rikthyer procesit të punës”? (video poshte)

{"videoid":"1591383635241","type":1,"ratio":0.75}

Po ku konsiston mashtrimi i kryeministrit?

Ai paketën e tretë nuk e ka premtuar në studion e Fevziut ashtu sikurse e ftoi publikun të gërmonte më kot. Ai këtë gjë e ka bërë aty ku nuk e thotë, një një nga fjalimet e tij të shumta në Facebook, që gjendet ende në faqen e tij zyrtare.

Po të rishihet videoja me kujdes ai e ka premtuar këtë paketë të tretë madje ka precizuar edhe datat për lëvrimin e saj midis 20 dhe 25 majit, shkruan "Lapsi". Por kjo nuk është gënjeshtra e vetme. Ai ka thënë tekstualisht se me këtë paketë do të ndihmoheshin ata që kanë humbur punën si pasojë e krizës ekonomike(shiko videon poshtë).

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit