“Pranoj fajësinë dhe kërkoj falje“/ Jepet dënimi për shqiptarin që menaxhonte shtëpitë e drogës në Britani

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.06.2020, 22:15

Në janar të këtij viti u arrestua Klodjan Kerrnaja, i kërkuar në Angli për kultivim kanabisi.

Policia zbuloi nga telefoni i tij një seri provash për aktivitetin e jashtëligjshëm të të riut dhe sekuestroi një sasi të madhe lëndësh narkotike.

“Pranoj fajësinë dhe kërkoj falje“, tha 30-vjeçari, teksa pranoi se shpërndante drogë të kategorisë B.

Fillimisht në nëntor të vitit të kaluar u zbulua një shtëpi e bërë enkas për kultivim kanabisi në Longlands, Middlesbrough dhe u sekuestreua 1.3 kg kanabis me vlerë 12.860 paund.

Prokurori i çështjes Rachel Masters, tha se oficerët e policisë zbuluan një tjetër shtëpi në Rrugën Harewood, Gresham, e cila ishte përshtatur gjithashtu, edhe pse nuk u gjet ndonjë bimë kanabisi.

Kerrnaja u arrestua në shtëpi dhe në momentin e arrestimit iu gjet edhe telefoni, i cili shërbeu si mjet për të zbuluar sa më shumë prova duke u nisur nga bisedat që kishte bërë i riu.

Më pas, 875 bimë me vlerë 735,000 paund u gjetën në një shtëpi në Ormesby në Veri. Gjithashtu edhe 85 bimë me një vlerë të mundshme prodhimi prej 74,000 £ u gjetën në një shtëpi në Throckley Avenue, ku burri që ndodhej brenda, arriti t'i shpëtonte policisë duke dalë nga çatia e shtëpisë.

Kerrnaja,i cili kishte hyrë në Angli në mënyrë të jashtëligjshme,fillimisht mohoi çdo njohuri për fermat e kanabisit, por më vonë e pranoi se ishte thjesht një “menaxher i mesëm”.

Në fakt ai kryente rekrutmin e punëtorëve, por edhe këtë gjë e mohoi.

Avokati i tij Robert Cowley tha: E ardhmja e tij është relativisht e zymtë. Ai do të deportohet nga ky vend pasi të ketë vuajtur dënimin.

Ai argumentoi duke thënë se 800 nga bimët në rrugën Beaumont ishin fidanë.

Gjykatësi i çështjes,Jonathan Carroll tha:

Ju pohoni se përfshirja juaj ishte me një kohëzgjatje relativisht të shkurtër. Sidoqoftë, kërkesa juaj e bën të qartë që keni kuptuar plotësisht se keni qenë të përfshirë në një operacion të rëndësishëm tregtar dhe të organizuar.

Kerrnaja u dënua me katër vjet e gjysmë burg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit