“Po na trajtojnë si qenër”, shqiptarët në kushte çnjerëzore në burgun grek: Edhe ujin e kemi blerë me lekët tona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2020, 22:06

Tre shtetas shqiptarë, të cilët po mbahen prej më shumë se dy muajsh në qelitë e paraburgimit grek të Igumenicës në kushte çnjerëzore.

Ata kanë dërguar edhe pamje nga qelia ku kushtet janë vërtetë për të vënë duart në kokë.

Siç shihet dhe në video, vendi është plot me lagështi dhe ata janë detyruar të flenë në tokë.

Shqiptarët shprehen për JOQ Albania se përveç kushteve çnjerëzore në të cilat ata po mbahen, trajtohen keq edhe nga personeli i burgut, të cilët sipas tyre nuk u kanë siguruar as ujin e pijshëm.

I pyetur nga JOQ, një prej tyre thotë se edhe ujin e pijshëm detyrohen ta blejnë nga xhepi i tyre, ndërsa shton se vetëm me shqiptarët sillen në këtë mënyrë.

Ata janë ndaluar nga policia për mungesë dokumentesh dhe ende nuk kanë dalë para gjykatës.

Të rinjtë shqiptarë thonë se autoritetet u kanë thënë se shtyrja e seancës gjyqësore është bërë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të marri masa.

Një prej shqiptarëve thotë në video:

Përshendetje JOQ! Ketu ndodhemi live neper birucat e Greqise, ne 2020 shiko ku na kane katandisur, na mban greku si puna e qenerve. Shikojeni vete, duken pamjet, gjerat. I bejme thirrje zotit kryeminister Edi Rama qe te marri masa, kemi dy muaj.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që të ndaluarit shqiptarë mbahen në të tilla kushte në burgjet greke.

Ndonëse raste të tilla janë denoncuar në media, Ambasada Shqiptare në Greqi nuk e ka vënë aspak ujin në zjarr për shqiptarët e detyruar të qëndrojnë në "kafazet e birucat" greke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit