Një akuarium është zakonisht vendi i përsosur për të eksploruar bukuritë e jetës detare.
Por,në një akuarium në Oregon Coast në Newport, SHBA ndodhet dhe një lloj peshku që ngjan me një penis.
Një vizitore u çudit kur njëri prej peshqve u afrua pranë saj saj, duke shfaqur ngjashmërinë me të vërtetë të pështirë, me organin gjenital mashkullor.
Stephanie Walen bëri atë që secili prej nesh do të bënte dhe mori shumë fotografi, të cilat i ndau në rrejtet sociale.
Më pas ajo tregoi se fotot tërhoqën vëmendje të madhe, dhe mori qindra mesazhe, ku njerëzit të habitur pyesnin nëse ishte një penis apo një peshk i vogël.
Zona e madhe e akuariumit është një ekspozitë e mahnitshme e tunelit e quajtur 'Passages of the Deep', e mbushur me habitatet e ndryshme të oqeanit ku do të dallohen peshkaqenë, peshq guri, pyje leshterikësh, etj.
Por, edhe në plazhet e Kalifornisë janë fotografuar disa peshq të vegjë të ngjashëm, dhe mendohet se ata dolën në sipërfaqe, pasi u tërhoqën nga thellësia nga një stuhi.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania